TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2025, 07:44

Berisha, kopja kineze e Donald Trump!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha, kopja kineze e Donald Trump!
Sali Berisha/ Donald Trump

Avokati i njohur Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se kreu i PD, Sali Berisha nuk jep asnjë shpresë për qytetarët. Ai theksoi se Berisha është i zhytur në skandale dhe kjo është provuar nga vetë koha.

“Berisha organizoi një protestë pothuajse nga hiçi, në distancë nga të gjitha ngjarjet që mund të nxisin reagim qytetar. Ka  dashur të tregojë forcë. Ai ka treguar shterpësi. Nuk jep shpresë. Është një Berishë që është larguar dy herë me skandale, si presidenti dhe si kryeministër”, tha ai.

Sipas avokatit, ish-kryeministri Sali Berisha gënjen veten dhe shqiptarët duke e krahasuar veten me presidentin e SHBA, Donald Trump.

“Berisha është një kopje kineze e Trumpit. Ai mbaroi si Berishë dhe tani po na paraqitet si Trumpi i Shqipërisë”, theksoi ai.

Një orë e 15 minuta ka zgjatur protesta e thirrur nga Partia Demokratike dje para Kryeministrisë. Në protestën e ditës së shtunë e cila nisi në orën 17:30 dhe u mbyll në orën 18:44, mbajtën fjalën e tyre disa prej ekspontentëve më të lartë të opozitës.

I pari që hapi serinë e fjalimeve ishte kreu i PR, Fatmir Mediu, ndërsa ai që e mbyllu protestën me fjalimin e tij ishte Sali Berisha.

Edhe aleati i PD që ndodhet në qeli, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një audiomesazhi iu drejtua protestueve ku ju bëri thirrje që bashkë me emigrantët të votojnë në 11 maj për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

berisha trump

Lini një Përgjigje