TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2025, 15:53

Trump shpalli “non-grata” Blinken, Berisha në “qiell të shtatë”: Presidenti i SHBA-ve ndaloi kukullën e Sorosit!

Shkruar nga Pamfleti

Trump shpalli “non-grata” Blinken, Berisha në “qiell

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i hoqi të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Ky lajm është pritur me entuziazëm nga ana e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili gjatë takimit me diasporën në Romë shpërtheu në akuza ndaj ish-Sekretarit të Shtetit, duke e quajtur atë “kukull të Sorosit”. Sipas Berishës, Blinken tradhtoi besimin e amerikanëve, duke u kthyer në shërbëtor të Sorosit.

“Miq, e keni marrë vesh lajmin, mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Sorosit, Antony Blinken-it të futet në çdo ndërtesë federative. STOP! I pabesë. Organizoi kurthe, letra dhe gjëra të tjera për të mashtruar kombin e tij amerikan. Detyrën që mori si Sekretar i Shtetit më të madh, përfundoi në sekretar shteti të Soros-it. Sekretar i George Soros-it. E përshëndesim këtë vendim”, tha Berisha.

Ai tha se Shqipëria rrezikohej nga ekstremizmi i majtë, ashtu si edhe SHBA, rrezik që u ndërpre nga Presidenti Donald Trump.

Në Shqipëri, filloi beteja kundër familjes. Në Shqipëri, filloi numeritimi i prindërve. Në Shqipëri, Edi Rama, i frymëzuar nga mostra e njerëzimit, George Soros, solli në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave, për të lindur fëmijët e askujt. Ju mund t’u duken habi, por këto janë realitet në Shqipëri. Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në kopshtin e George Soros-it, armikut të egër jo vetëm të kombit shqiptar, por edhe të njerëzimit. Miq, ekstremi i majtë në SHBA ishte rreziku më i madh pas Luftës së Dytë Botërore që iu kanos njerëzimit. Se ky ekstrem po marshonte me flamurin dhe fuqinë e vendit të madh të lirisë. Filloi të lavdërohej censura. Por çdo njeri i lirë e ka të qartë se aty ky fillon censura, aty fillon diktatura. Dhe unë jam gëzuar shumë kur në një nga aktet e para, Donald Trump dënoi dhe ndaloi censurën. Censura atje do të thoshte terr për këdo. Pra, kjo ishte mrekullia e fitores së Donald Trump. Dekretoi dy gjini. Dhe unë u jap fjalën ju se desorosifikimi i Shqipërisë është një nga prioritetet tona më të mëdha”, tha Berisha.

Kujtojmë se në maj të vitit 2021, Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA. Asokohe Antony Blinken, një mesazh në “Twitter”shkruante se Berisha dhe familja e tij ishin shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohej hyrja në vend.

Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit.

Megjithatë, ardhja në pushtet të Donald Trump, ka rritur besimin tek demokratët se vendimi ndaj Berishës do të shfuqizohet. 

Lini një Përgjigje