Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu pas përfundimit të protestës tha se do t’ia thotë të gjithë Evropës se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Berisha u shpreh se do të denoncojë në zyrat e Bashkimit Evropian Edi Ramën dhe vjedhjet e tij.
Berisha e konsideroi Edi Ramën si djalin e Muammar Gaddafit.
“Belinda, Linda dhe Mirlinda do jenë personazhet kryesoret që do rrethojnë Ramën në Strasburg. Do t’ia them gjithë Evropës që kjo që ndodh këtu nuk ndodh në asnjë vend të botës. Vjedh e vjedh dhe tani bllokon heqjen e imunitetit. Ai do jetë personazhi më i zi. Ai me fjalimin që ka mbajtur ai konsiderohet si djali i Gadafit. Ata e kanë të njohur tani dhe unë e përshkruar sic është”, tha Berisha.
Lidhur me pyetjen se kur do jetë protesta e radhës, Berisha tha: "Protesta e radhës do të njoftohet dhe variantet e saj. Tani jemi në fushëbetejë dhe nuk ndalemi deri në rrëzimin e tij. Bravo! Po bëni historinë, ky është popull vigan!"
Lini një Përgjigje