TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 20:12

Protesta e opozitës, Boçi: Dhuna policore, urdhër nga Rama dhe Proda

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, Boçi: Dhuna policore, urdhër nga Rama dhe
Luçiano Boçi

Teksa policia vijon shpërndarjen e protestuesve me autobotë dhe gaz lotsjellës, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka akuzuar policinë për dhunën e ushtruar.

Ai bëri përgjegjës drejtorin e policisë Ilir Porda dhe kryeministrin Edi Rama, ku tha se policia ka vepruar me urdhër të tyre.

“Dhunua qytetarët me urdhër të Ramës dhe drejtorët të kapur politikisht dhe nga krimi. Qëndresa vijon! Qytetarët do të qendrojnë”, tha Boçi.

Vlen të theksohet se pas mbylljes së tubimit para Kryeministrisë, protesta përshkallëzoi me molotov dhe fishekzjarre drejtuar policiës, e cila iu përgjigj me gazlotsjellës dhe autobotë.

boçi pd

Lini një Përgjigje