TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 19:33

Vazhdojnë tensionet para Kuvendit, protestuesit sulmojnë me tymuese punonjësit e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdojnë tensionet para Kuvendit, protestuesit sulmojnë me tymuese

Tensionet mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit vijojnë ende. Pavarësisht se policia i shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës pak minuta më parë, ata janë grumbulluar sërish në cep të rrugës dhe kanë vazhduar të godasin me tymuese punonjësit e policisë.

Përveç tymueseve, turma gjithashtu ka vazhduar të hedhë shishe me ujë, çadra dhe sende të tjera në drejtim të policisë.

Gjithashtu protestuesti gjatë gjithë kohës kanë vijuar me thirrjet ‘Rama ik’, ndërkohë që forcat e policisë kanë vijuar të shtohet para Kuvendit.

 

protest opozita

Lini një Përgjigje