TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 18:35

Berisha nga protesta: Jemi në kilometrin e fundit, askush s’na ndal drejt fitores!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha nga protesta: Jemi në kilometrin e fundit, askush s’na ndal
Berisha në protestë

Në podiumin e protestës para Kryeministrisë, ka nisur fjalimin kreu i PD Sali Berisha. Me ton të vendosur, Berisha tha se opozita ndodhet në "kilometrin e fundit" të betejës kundër qeverisë Rama dhe paralajmëroi se "asgjë nuk do ta ndalë fitoren që po vjen".

Ai akuzoi mediat e kontrolluara nga qeveria se janë përpjekur ta fshehin protestën e kaluar dhe ta kalojnë në heshtje mobilizimin e qytetarëve.

Të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë. Mesazhi im është ky: Sot ne jemi në kilometrin e fundit. Me ndihmën e Zotit, asgjë s'do të na ndalë drejt fitores sonë. Sot ne jemi para triumfit të madh. Shumëkujt, triumfi mund t'i duket ende larg, kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku ka qenë padyshim maratonë jo e lehtë. Thuaj, një kalvar maratonë", tha Berisha.

 

berisha protest

Lini një Përgjigje