TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 17:59

“Demokracia në rrezik, ta shpëtojmë!”/ Qytetari merr vëmendjen në protestën e PD (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
“Demokracia në rrezik, ta shpëtojmë!”/ Qytetari merr
Qytetari merr vëmendjen në protestën e PD

Prej disa minutash ka nisur protesta kombëtare e Partisë Demokratike.

Me pankarta në duar demokratët kanë zgjedhur shprehje që pasqyrojnë kërkesat e tyre ndërsa kanë renditur edhe skandalet e qeverisë “Rama”

Mirëpo një protestues, ka zgjedhur që mesazhet t’i përcjellë ndryshe.

I veshur me një veshje plotësisht të bardhë, ai ua ka lënë vëmendjen mbishkrimeve mbi të.

“Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, shkruhet në pjesën e pasme të bluzës. Te pantallonat, ai shkruan: “Poshtë diktatura”, duke ndarë dy fjalët në secilën këmbë. Në kokë mban një plis me një shall të zi.

 

 

protesta e pd

Lini një Përgjigje