TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 18:20

Bulevardi ndriçon nga telefonat, demokratët ndezin dritat e celularëve për të treguar forcën e numrave (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Bulevardi ndriçon nga telefonat, demokratët ndezin dritat e
Demokratët ndezin dritat e telefonit

Në një moment simbolik gjatë protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mijëra protestues ndezën dritat e celularëve dhe i ngritën në ajër si shenjë bashkimi dhe për të treguar masivitetin e pjesëmarrjes. Pamjet janë mbresëlënëse; një det i dendur dritash që mbulon gjithë gjatësinë e bulevardit, duke e kthyer protestën në një demonstrim të heshtur por të fuqishëm kundër qeverisë Rama.

Bulevardi ndriçon nga telefonat, demokratët ndezin dritat e

Akti simbolik vjen në një kohë kur opozita po kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe të zëvendëskryeministres Balluku, për shkak të aferave të shumta korruptive që kanë dalë në dritë. Organizatorët kanë theksuar se kjo protestë nuk është vetëm një akt politik, por një mesazh qytetar për ndryshim dhe përgjegjësi.

Bulevardi ndriçon nga telefonat, demokratët ndezin dritat e

Protestuesit mbajnë pankarta, flamuj dhe parulla, ndërsa qetësia dhe organizimi kanë dominuar deri tani atmosferën. Nën mbikëqyrjen e forcave të shumta të rendit, demonstrata po vijon pa incidente, por me një intensitet të ndjeshëm emocional dhe simbolik.

Bulevardi ndriçon nga telefonat, demokratët ndezin dritat e

pd proteste telefone

Lini një Përgjigje