
Nga podiumi i protestës kombëtare të opozitës, përballë Kryeministrisë, deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka mbajtur një fjalim të fortë dhe akuzues ndaj qeverisë dhe veçanërisht ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Me tone të larta dhe mes thirrjeve të mbështetësve opozitarë, Blushi deklaroi se “liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim, kurajë dhe përballje”.
Ai i bëri thirrje opozitës të jetë në ballë të sakrificës dhe të mos qëndrojë më në heshtje përballë abuzimeve.
“Liria fitohet me guxim, kurajë dhe përballje. Zemërimin tuaj nuk e ndal askush. Bashkimi ynë sot po trondit regjimin, çdo narkopolic, çdo strukturë kriminale që Rama ka krijuar për tu mbrojtur nga zemërimi juaj. Ja vdekje a liri, ky është misioni ynë. Kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë
Edhe sa duhet ti durojmë këta banditë? Të rinjtë që nuk blejmë një shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente meritojnë një rrugëzgjidhje nga ne”, tha Blushi.
Lini një Përgjigje