TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 18:25

“Pakënaqësia është masive”, Salianji: Duhet të protestojmë kundër qeverisë së kalbëzuar të Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
“Pakënaqësia është masive”, Salianji: Duhet
Ervin Salianji

Pavarësisht se e përjashtuan nga partia, ish-deputeti Ervin Salianji është bërë pjesë e protestës kombëtare të PD-së. Ndonëse nuk ishte pjesë e folësve në protestë, Salianji në një intervistë për mediat u shpreh se çdo qytetar duhet të protestojë kundër qeverisë së Edi Ramës, pasi është një qeveri e kalbëzuar që punon për interesat e vetëm një grushti njerëzish.

“Çdo qytetar duhet të protestojë kundër qeverisë së Edi Ramës, pasi është një qeveri e kalbëzuar, që ka shkretuar Shqipërinë dhe punon për interesat e vetëm një grushti njerëzish. Për këto arsye, nuk përbën lajm prania ime në protestë. Jam paksa larg podiumit pasi kam zgjedhur të bisedoj me demokratët dhe të ndaj qëndrime të ndryshme. Nuk jam pjesë e organizimit të protestës, për këtë arsye jam mes protestuesve”, sqaroi Salianji.

Kur u pyet se çfarë po ndodh mes tij dhe PD-së, Salianji tha se nuk tërhiqet nga deklaratat e tij.

Unë i qëndroj të gjitha atyre që kam thënë. Nuk kam pasur aktivitet këtë javë për të respektuar protestën e opozitarëve. Do të vazhdoj këtë javë të njëjtën formë të organizimit të demokratëve. Pakënaqësia e qytetarëve ndaj Ramës është masive dhe ne duhet të ecim me kohën dhe me atë që pret shoqëria”, përfundoi ai.

salianji pd protesta

Lini një Përgjigje