TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 19:25

"Mos u shndërroni në shërbëtore të karteleve", Noka thirrje policisë: Mos prekni protestuesit!

Shkruar nga Pamfleti
"Mos u shndërroni në shërbëtore të
Flamur Noka në protestë

Pas tensioneve mes protestuesve dhe policisë, Flamur Noka u kërkoi forcave të rendit që të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm.

Noka i bëri thirrje  policisë që të mos ndërhyjë ndaj qytetarëve, duke theksuar se protesta është një e drejtë kushtetuese.

Po ashtu ai iu referua edhe arrestimeve dhe shoqërimeve të raportuara gjatë protestës, duke i cilësuar ato si shenjë të tensionit dhe pasigurisë së qeverisë.

“I bëj thirrje narkopolicisë, mos u shndërroni në shërbëtore të karteleve. Mos merrni urdhra për të mbrojtur korrupsionin, por bëhuni besnik të ligjit dhe kushtetutës.

I bëj thirrje që të bëjnë kujdes, mos guxojnë të prekin asnjë qytetar. Qytetarët ndihen të dhunuar, të shantazhuar nga narkoregjimi dhe e drejta e tyre është të protestojnë. Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik. Fundi është afër”, tha Noka per mediat.

 

flamur noka proteste p

Lini një Përgjigje