Tensionet janë zhvendosur para selisë së PD. Deputeti Gent Strazimiri është përplasur me efektivët e policisë.
Ndërkohë menjëherë ka mbërritur autoboti me ujë për të ndërhyrë në rast përshkallëzimi.
Përplasjet ishin më të ashpra ishin para Kuvendit, ku militantët hodhën gurë e ujë në drejtim të policëve.
Disa policë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore te Trauma, ndërsa deri më tani raportohet për 3 protestues të shoqëruar.
Lini një Përgjigje