TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 20:16

“Mos u bëni shërbëtor të Ramës”, Berisha thirrje policisë: Lironi 25 protestuesit e arrestuar!

Shkruar nga Pamfleti

“Mos u bëni shërbëtor të Ramës”, Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë në selinë blu, pas mbylljes së protestës bëri një thirrje për policinë që të mos kthehet në shërbëtorë të kryeministrit.

Berisha shtoi se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo vetëm me policinë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e 25 personave të shoqëruar.

E garantoj që protestuesit do të përleshen me Edi Ramën, mos ndërse policinë kundër protestuesve, i bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligje dhe as moral, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur.

Me këtë betejë, do të jetë kilometri ynë i fundit, kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë që në absolute me gjithë dokumentacionin nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje vetëm me urdhër të Edi Ramës”, tha Berisha.

berisha

Lini një Përgjigje