PD 3 orë protestë kundër qeverisë, tensione para Kryeministrisë dhe Kuvendit
Partia Demokratike ka ashpërsuar protestat. Ndryshe nga marshimet që jemi mësuar të shohim në Bulevard, tubimi i sotëm ka qenë ndër më të tensionuarit dhe më te ashprit muajt e fundit, duke sinjalizuar një përshkallëzim të qartë në mënyrën se si opozita po kërkon të përballet me qeverinë e Edi Ramës. Gjatë afro tre orëve, protesta kaloi nga thirrje politike dhe mesazhe publike, në akte tensioni e përplasje me policinë.
Turma e protestuesve nisi të mblidhet përpara Kryeministrisë rreth orës 17:00. Në podium dolën disa nga figurat kryesore të opozitës, përfshirë Sali Berishën, i cili mbajti një fjalim të ashpër dhe të drejtpërdrejtë. “Jemi në kilometrin e fundit. Me ndihmën e Zotit, asgjë s’do të na ndalë drejt fitores sonë”, tha Berisha. Ai akuzoi Edi Ramën si kreun e një “organizate kriminale” dhe si drejtuesin e “narkoshtetit të parë në Europë”. Sipas tij, “shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar se diktaturat nuk ikin me votë, por me revoltë popullore”.
Pas përfundimit të fjalimeve, situata mori një kthesë të papritur. Persona nga turma hodhën dhjetëra bomba molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar flakë dhe tym përpara hyrjes së saj. Forcat e policisë u tërhoqën për momentin për të shmangur përplasje direkte, ndërsa më pas u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe masa të shtuara sigurie. Zona përpara Kryeministrisë u shpall “zonë krimi” dhe është rrethuar për hetime, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar për dhunë dhe zjarrvënie.
Pasi u përshkallëzua tensioni, një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt godinës së Kuvendit. Edhe atje, situata nuk mbeti e qetë. Turma tentoi të çajë kordonin policor, pati përplasje fizike, dhe ndërhyrje me gaz lotsjellës e autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit. Deputetët Luçiano Boçi dhe Flamur Noka u përfshinë në debat dhe shtyrje me forcat e rendit, duke i akuzuar për provokim ndaj qytetarëve.
Pamjet nga protesta tregojnë një atmosferë të ngarkuar me tym, flakë dhe thirrje, ndërsa në një moment simbolik, qytetarët ndezën dritat e celularëve si formë e heshtur, por e fortë, e qëndresës qytetare.
Rreth orës 20:15, turma nisi të shpërndahej gradualisht dhe qarkullimi para Kuvendit u rifillua. Situata aktualisht është nën kontroll, megjithatë, protestat e sotme lanë pas një mesazh të qartë: përplasja mes opozitës dhe qeverisë ka hyrë në një fazë të re, më të ashpër dhe më të drejtpërdrejtë.
Presoin Amerikes qe Berisha eshte e vetmja force politike ne Shqiperi. Demostrim force i kriminelit Sali Spiun Berisha
kjo qe ben ai eshte si perpjekha e mbyturit te shpetoj pas fijes se kashtes, eshte vetem nje ender serbo-ruse
Fajin e ka populli që nuk e dogji të gjalle kete mut pas 1997es. U vrane mbi 3000 njerez e nuk i hyri gjemb ne kembe.