
Të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale ditën e sotme e mori një mesazh i ministres së re të kabinetit qeveritar ‘Diella’ e cila u shfaq me 6 gishta. Fotoja në fjalë që u publikua nga Kryeministria, u bë pjesë e fotomontazheve, mes ironive dhe batutave.
Këtë situatë e ka komentuar dhe ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi.
“Gjithmonë Diella hap debat. Ajo di si të hapë debat mesa duket”, tha ai për "News 24".
Në rrjetet sociale, qytetarët nuk kanë kursyer ironinë: “Diella ka 6 gishta?! Në fund të mandatit do ketë 60 tendera më shumë se çdo ministër tjetër!”, shkruan një komentues.
Lini një Përgjigje