TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 14:33

“Krimi i organizuar ka depërtuar në struktura shtetërore”, Balliu: DASH vërtetoi skemat e pastrimit të parave

Shkruar nga Pamfleti

“Krimi i organizuar ka depërtuar në struktura

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar ashpër ndaj situatës së sigurisë në vend. Ai ka akuzuar qeverinë për bashkëpunim me kartelët kriminalë.

Deputeti i PD theksoi se krimi i organizuar ka depërtuar në struktura shtetërore dhe po rrezikon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

Sipas Balliut, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vërtetuar skemat e pastrimit të parave që përfshijnë edhe zyrtarë të lartë dhe shtoi më tej se  Partia Demokratike do të zbardhë publikisht këto lidhje.

“Situata dramatike në vend, ku krimi i organizuar dhe kartelët janë bërë ortakë me politikën, ka arritur të cenojë drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka certifikuar tashmë ekzistencën e një skeme kriminale të pastrimit të parave të kartelëve, përmes bashkëpunimit të tyre me qeverinë.

Përballë kësaj gjendjeje alarmante, anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes do të demaskojnë publikisht këto lidhje, duke vepruar në mbrojtje të interesit kombëtar”, shkruan Balliu.

Lini një Përgjigje