TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 14:22

Iu mbaron mandati, Kuvendi nis punën për zëvendësimin e 5 anëtarëve të Komisionit Rregullator

Shkruar nga Pamfleti

Iu mbaron mandati, Kuvendi nis punën për zëvendësimin e 5

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur nga puna për të zëvendësuar 5 anëtarët e Komisionit Rregullator, një nga tre shtyllat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi iu përfundon mandati më 5 tetor.

Për këtë arsye, ditën e nesërme në Komisionin e Ligjeve do të diskutohet kjo pikë dhe do të shpallet vakanca në këtë komision, duke hapur në këtë mënyrë aplikimet për të gjithë kandidatët e interesuar.

Pesë kandidatët e Komisionit Rregullator zgjidhen 3 nga Partia Socialiste dhe 2 nga Partia Demokratike.

Plotësimi i Komisionit Rregullator me anëtarët e rinj është me rëndësi në këtë moment, për shkak edhe të zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit.

Anëtarët aktualë të komisionit rregullator të zgjedhjeve që u mbaron mandati më 5 tetor:

Ilirjana Nano         PS

Dritan Çaka           PS

Arens Çela             PS

Muharrem Çakaj    LSI

Helga Vukaj          PD

Lini një Përgjigje