TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 13:36

Gara për Tiranën, Adriana Kalaja: Kandidatët nuk do gjejnë mbështetje nga partia. 2 prej tyre të lidhur me Soros

Shkruar nga Pamfleti
Gara për Tiranën, Adriana Kalaja: Kandidatët nuk do gjejnë
Adriana Kalaja

Adriana Kalaja, anëtare Këshillit Kombëtar të PD-së thotë se 3 emrat e përfolur në media si kandidatë të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Edlira Çepani, Florian Haçkaj dhe Ermal Hasimja nuk do të kenë mbështetje nga strukturat e partisë.

Sipas Kalasë, Çepani dhe Haçkaj kanë lidhje me fondacionin Soros dhe aferën e inceneratorëve dhe se grupi negociatorëve duhet ta kishte marrë parasysh këtë gjë. 

"Po kam qenë një nga kandidatet e vetëofruar. Kam qenë kandidatja e parë e vetëofruar. Ndihem totalisht e zhgënjyer që pasi merret një vendim, nuk e di a është e vërtetë, nuk e di që komisioni apo grupi i negociatorëve të ketë dalë me një vendim. 

Në këndvështrimin tim është vendim i gabuar nuk mund të kalojë pa u diskutuar në strukturat drejtuese të PD, përndryshe do të vijojmë me këtë problematikë që ka shfaqur PD prej kohësh. Aq më shumë që 2 nga 3 kandidaturat, unë kam informacione që janë në konflikt interesi qoftë me pjesëmarrjen e tyre në marrëdhënie me Fondacionin Soros, qoftë në aferën korruptive të inceneratorëve, qoftë me një dëm të madh që i është bërë PD me votën e diasporës, siç është rasti i Haçkaj. 

Rezervoj të drejtën të flas për kandidaturën e tretë. Unë nuk e di që të jetë marrë një vendim i tillë. Qoftë sikur të jenë propozime. Duhet të ketë kritere dhe për propozimet. 

Çepani është e lidhur me Soros, ka qenë aleate e Kim në luftën kundër Berishën. Fyejmë demokratët nëse dalim me figura kaq problematike, kaq të pambështetura nga vetë demokratët. Ne tregojmë dhe frikë dhe rezerva për të marrë pjesë në një garë, që për mua duhet të jetë e fortë, me kandidatë të fortë, dhe duhet të fillojë parapërgatitja. Edhe nëse humbin, unë jam ofruar për fitore, edhe nëse humbin do humbim me rezultat dinjitoz dhe ta kemi si trampolinë për zgjedhjet e 2027.  

Për 2 kandidatët qoftë për Çepanin, qoftë për Haçkajn, unë kam bërë publike provat sesi janë përfituar fondet nga Soros dhe si familja e Çepanit ka pasur lidhje të ngushta me aferën e inceneratorëve. Hedhim baltë mbi luftën që po bëjmë mbi inceneratorët.
 Janë 3 emra që në këndvështrimin tim, nuk do të ketë mbështetje dhe përkrahje nga brenda partisë.Grupi negociator duhet ta kishte si kusht lidhjet e marrëdhëniet e kandidatëve me fondacionin Soros. 

Në një variant hipotetik, vetë Rama meqenëse qoftë Manastirliu qoftë Ballukun i ka nisur për në SPAK në këmbim të amnistisë së vetë, patjetër që një prej kandidaturave të Soros i jep bashkisë së Tiranës që nesër kjo kandidaturë të marrë nga brenda dhe PD-në.", tha Kalaja.

 

adriana kalaja

1 Komente

  1. M
    Mira Papa

    Komenti izonjes Kalaja shume i drejte !

    Lini një Përgjigje