
Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka reaguar lidhur me koncesionin e sterilizimit, për të cilin thotë se koka e tij është ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Pampuri shkruan se Beqaj është përgjegjës edhe për koncesionin e check up-it.
"Besoj me pak logjikë dhe pa ndonjë zgjuarsi të madhe, kuptohet që Ilir Beqaj, është koka e koncesionit të sterilizimit, sigurisht "trimi i mirë me shokë shumë”, por Beqaj nuk ka vetëm kusurin e sterilizimit, kështu që më parë shokët dhe pas check up-it dhe Beqaj. Kështu që inkurajojmë SPAK, në çdo hap në punën kundër korrupsionit dhe të korruptuarve", shkruan Pampuri.
Kujtojmë se ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u arrestuan me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro. GJKKO caktoi masa sigurie edhe ndaj 6 personave të tjerë, zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.
Lini një Përgjigje