Ilir Meta nxitoi sot të dalë në media dhe të distancohet nga Klodian Rjepaj, ndonëse ai ka qenë zv/ministër i LSI dhe kreu i PL nuk e fsheh dot këtë fakt…
Ndonëse e akuzon dhe e sulmon se shet bashkëpunëtorët, Ilir Meta duket se po ndjek të njëjtën linjë me Edi Ramën kur vjen puna te ata që i hanë “dardha pas shpine”. Sot ra në burg Klodian Rjepaj, ish-zv/ministri i Shëndetësisë në kohën e koalicionit PS-LSI. Ai u arrestua për koncesionin e sterilizimit dhe Ilir Meta nxitoi të dilte në media të distancohej prej tij.
Edhe pse të gjithë e dinë se një pastruese nuk emërohej pa urdhër të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Meta sot e shiti Rjepajn duke dashur të lajë duart me aferat e vartësve të tij. Madje Meta arriti deri aty sa tha që nuk e njeh.
“Dihet kush është mburrur me koncesionin e sterlizimit, është kryeministri aktual. Bashkë me ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe bënë atë që një investim i shkëlqyer i fjalës së fundit, të shkencës dhe teknologjisë, që ishte inauguruar që në 2011, nuk e konsideruan fare dhe paraqitën një situatë problematike që të realizonin këtë koncesion. Ishte i panevojshëm dhe spekulativ. Të gjithë personat e tjerë që kanë një problem në këtë hetim, marrin përgjegjësitë e tyre. Ka shumë kohë që nuk e mbaj mend këtë person si një njeri aktiv të LSI-së”, tha ai në një studio televizive.
Meta nuk kurseu as drejtësinë, duke e cilësuar si drejtësi me regji. Sipas tij, SPAK dhe drejtësia drejtohen nga Rama.
“Nuk e di fare. Problemi është që nuk duhet të vazhdojmë me drejtësi me regji. Edhe nga kaq hetim sa ka dalë, nuk kemi asnjë ngjashmëri me skemën e inceneratorëve. Këto kanë qenë skema të përgatitura më parë, para se Rilindja të vinte në pushtet, me biznesmenë të përzgjedhur për të zhvatur paranë publike. Është rritur me 80 herë kostoja e sterilizimit, në kundërshtim me atë që ka thënë ministri i Financave në atë kohë. Impianti i sterilizimit i marrë me kredi i është falur personit që e ka marrë me koncesion dhe prapë gjërat nuk kanë funksionuar”, tha ai.
SPAK lëshoi 8 urdhër arreste dhe mes të arrestuarve ishte sh-zv/ministri i Shëndetësisë. Ndërkohë duket se po ngushtohet rrethi për Ilir Beqajn, i cili ka qenë koka i koncesionit.
Lini një Përgjigje