TAGS-AT E JAVËS

Editorial17 Gusht 2023, 12:15

Ahmetaj u arrestua pa asnjë firmë, pse nuk arrestohet Ilir Beqaj?

Shkruar nga Pamfleti

Ahmetaj u arrestua pa asnjë firmë, pse nuk arrestohet Ilir Beqaj?

Në rastin e Arben Ahmetajt, arrestimi ka ndodhur pa pasur ai asnjë lidhje me inceneratorët, asnjë firmë, asnjë angazhim në të gjithë aferën. Por vetëm dyshime që ka marrë para nga pronarët e inceneratorëve.

Aksioni i SPAK për tenderin e sterilizimit, duket se është i thellë. Është arrestuar thuajse i gjithë zinxhiri i zyrtarëve që kanë bërë gati kontratën që i rëndon qytetarëve shqiptarë, që nga viti 2014.

Bëhet fjalë për çmime që paguhen për larjen e mjeteve mjekësore që në çdo referencë janë shumë të larta, e jashtë çdo standardi.

Ky është një hetim që ka ardhur si pasojë e një denoncimi të hershëm të PD-së, por edhe të nismës Thurje. Sot nga ky tender kanë kërcitur prangat e para, të cilat kanë nisur nga poshtë.

Ajo që ka sjellë çudi në publik është se njeriu që ka nisur, mbrojtur, por edhe organizuar serinë e PPP-ve në Shëndetësi, Ilir Beqaj, nuk është arrestuar.

Madje për të thonë se prej kohësh nuk është në Shqipëri, e jeton në një nga vendet fqinje. Për të kamufluar hetuesit ai herë pas herë hedh postime në rrjetet sociale, por realisht nuk është në Shqipëri prej kohësh.

SPAK ndërkaq, nuk e ka nisur hetimin vetëm për tenderin e sterilizimit, por edhe për disa PPP të tjera në shëndetësi; si dializa, apo edhe laboratorët. Janë qindra milionë euro që paguhen çdo ditë nga buxheti për operatorë privatë të dyshimtë, si ky i sterilizimeve, i cili as nuk ka rekorde në investimet mjekësore, as ka kapitalet e mjaftueshme për të kryer operacionet që parashikojnë kontrata.

Në rastin e Arben Ahmetajt, arrestimi ka ndodhur pa pasur ai asnjë lidhje me inceneratorët, asnjë firmë, asnjë angazhim në të gjithë aferën. Por vetëm dyshime që ka marrë para nga pronarët e inceneratorëve. Dyshime që i akuzuari i ka kundërshtuar me forcë, madje edhe me argumente të paraqitura në gjykatë, por që nuk janë marrë parasysh.

Nëse do të nisemi me këtë precedent, sot i pari që duhet të ishte prapa hekurave është pikërisht ish-ministri që ka “prerë shiritin” e përbindshit të PPP-ve. Ku paratë e buxhetit kanë përfunduar në xhepa të dyshimtë, për shërbime që nëse zhvilloheshin me garë dhe jo të kërkuara, kostoja e tyre do të ishte shumë më e ulët.

Ilir Beqja, ish ministër i Shëndetësisë, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj, u mbaj për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur. Për të njëjtin hetim është pyetur për 3 herë rresht, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve.

Hetimi për koncesionin e sterizilimit ka nisur në vitin 2020, dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme./Pamfleti

e arben ahmetaj ilir beqaj

Lini një Përgjigje

Editorial