TAGS-AT E JAVËS

Editorial12 Gusht 2023, 12:20

Bablok aman, Lucin e Peshkut lëshoje veç kur të lëshojnë gjunjët!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Bablok aman, Lucin e Peshkut lëshoje veç kur të

Keq na vjen, jo se gabuam e të deshëm dikur, por se koha sot nuk është as me ty, as me Saliun. Kështu që, ngarkesën s’ke çbën, duhet ta mbash edhe ca ditë, si me thënë, deri sa të bien edhe gjethet nga pemët.

Pesha e rëndë e pushtetit ia ka kërrusur e gjakosur kurrizin Edi Ramës...

Edi Rama nuk është falsiteti i gomarëve të pushtetit, por një gjysmë mrekulli e mjerimit më shkëlqimtar në botën e burokracisë burracake, e gjysmë ferr në Luciferrin e peshqve të Adriatikut dhe Jonit.

Kombinimet kontradiktore në vendosmërinë për të qenë herë magnet e herë sensor, pra, për t’i mbajtur me thonj peshat e rënda të korrupsionit kur i duhen, e për t’i lëshuar në gjendje të lirë si gurë që rrokullisen në greminë, kur nuk i nevojiten, mbushin “vrimat” që i kanë hapur në “trupin” e kalbur skandalet ekonomike, të dukshme në çdo centimetër ku shkeli pushteti i tij.

Pesha e rëndë e pushtetit i ka kërrusur e gjakosur kurrizin.

Nuk mban dot edhe McGonigalët, edhe inceneratorët, edhe Lucët.

Edhe të jesh nga soji i Kalit me Gomaricën, kurrizi mban një samar dhe dy anë, jo tre ngarkesa njëherësh. Kjo, aq më tepër kur jastëku me kashtë të ka ca “thumba” që nuk ua kanë kthyer majën të poshtë hetuesit e FBI-së që çdo “peshku” edhe atyre të Gjergjit, ua kanë vënë nga një përgjues.

Përgjysmimi i barrës është ëndërr për çdo Gomar.

Në teknologjinë moderne, ku shkopat e bejsbollit kanë zëvendësuar thuprën e thanës, as e ëma e Zeqos nuk hipën në majë të saj, por më lart, në kulla 64 katëshe ku jetojnë Saliu dhe Luli.

Në ato lartësi, as SPAK-ut nuk i vete mendja ta ngrejë kokën nga qielli i korrupsionit, ku retë e Ndranghetës i kërcejnë përsipër njëra-tjetrës nëpër hapësirat e kohës.

Keq na vjen, jo se gabuam e të deshëm dikur, por se koha sot nuk është as me ty, as me Saliun. Kështu që, ngarkesën s’ke çbën, duhet ta mbash edhe ca ditë, si me thënë, deri sa të bien edhe gjethet nga pemët.

Bablok, tejkalo vetveten, bëju si Saliu, herë Salë e herë Palë, pra marsho si antiamerikan vigan!

Palose nevojën në samarin me “gozhda” e qëndro si trimat. Në një anë mbaj Lucin në tjetrën Lali Erin, atë McGonigalin lëshoje të parin.

Do t’i hedhësh, po nuk të shqiten këta, the?!

Avash avash Bablok, atij amerikanit nuk ke ç’i bën, iku për lesh, shih gjej një tjetër, këtej Gimja dhe Gjergji të duhen.

Njëri i bën edhe kullat me kokë mbi re shtupa në vrima të opozitës, tjetri përveçse peshkatar, na mban edhe me humor. Sa herë lexon Gomarin e Babatasit, i duket vetja Gjergj Fishtë e kryeministri Gomar Surreli i përdorshëm për barrë të rënda.

Prap na vjen keq që në këto punë jemi qytetar e nuk i njohim kaq në detaje tekat e Gomarëve, por, në ke Din e Iman si Saliu, Bablok aman, Lucin e Peshkut lëshoje veç kur të lëshojnë gjunjët!/Pamfleti

sokol pepushaj rama

Lini një Përgjigje