
Jemi në botën e një tjetër vere e një tjetër vjeshte, jo se janë penduar hajdutët, por se nuk durojnë më shumë viktimat, prandaj gërmojmë nëpër “lavditë” e panjohura ende të SPAK-ut kur shkruajmë; Gushti, rruga e ngushtë për hajdutët!
Kur iku “Tigri” nga kafazi i Edi Ramës dhe era e keqe e koshave të plehrave u shpërnda si re, të gjithë menduan se qiejt e muajit gusht do çaheshin, se SPAK-u do të çelte më shumë vrima se sa hapësira mbante Yje.
Të gjithë me kokën nga qielli i gushtit.
Qeveria, Opozita, SPAK-u, mediat e gjobave dhe vilave luksoze, në këtë gusht, u nisën ngushticave, dikush në plazh e dikush në mal, në përpjekje të sigurojnë sa të mundin ndonjë përfitim në kohë nga përballja me drejtësinë, pasi pasuritë e mëdha i kanë ngacmuar në plagët që u dhëmbin më shumë.
Të dërrmuar, mbështjellë me peshqirët e shëmtisë tashmë edhe të shembur, nëpër shkëmbinjtë e Jugut dhe rërën e Veriut, jashtë kontrollit të kohës, hajdutët nuk janë kurrë më ata të fortët që pasi blinin parfume dhe verëra të shtrenjta publikisht, rrihnin me shkopinj bejsbolli fshatarët që u kishin vjedhur edhe pasuritë.
E thamë, muaji gusht është shpuar.
Në fillim erdhi i fuqishëm, e nga dita në ditë po e shfaq dobësinë, deri në atë moment ku shtatori do t’i thotë; ik, ma lësho rrugën!
Rruga e hajdutëve përfundon në shtator.
Mbaron aty ku fillon të marrë udhë zëri i mediave që do të rreken të bëjnë çorape problemet e komplikuara, të fshehin kohën e keqe dhe të shtrembërojnë të vërtetat.
Kur drejtësia ndjek hajdutët, ata, normalisht, ndjekin ndjenjat.
Kjo lojë vazhdon deri tek përplasja e pashmangshme.
Ata që i njohin gjithë Edi Ramët, Adriatik Llallët e Altin Dumanët, bëjnë edhe dallimin cilësor.
Jemi në botën e një tjetër vere e një tjetër vjeshte, jo se janë penduar hajdutët, por se nuk durojnë më shumë viktimat, prandaj gërmojmë nëpër “lavditë” e panjohura ende të SPAK-ut kur shkruajmë; Gushti, rrugë e ngushtë për hajdutët, apo, rruga e hajdutëve mbaron në shtator./Pamfleti
Lini një Përgjigje