TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Gusht 2023, 11:40

Koka e koncesioneve në shëndetësi është Ilir Beqaj, kur do të kërcasin prangat për ish-ministrin?!

Shkruar nga Pamfleti

Koka e koncesioneve në shëndetësi është Ilir Beqaj, kur

Por nga të gjithë të ndaluarit mungon "koka" e konçensioneve, Ilir Beqja. Në fakt ai duhet të ishte arrestuar i pari, pasi asnjë anëtar i Komisionit të Ofertave nuk vepronte pa dijeninë e tij. 

Përveç biznesmenit Ilir Rrapaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar të zhytyr në koncesionin e sterilizimit, SPAK po heton edhe rolin e "peshkaqenit" të madh, ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj u arrestua sot me urdhër të SPAK. Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Po ashtu janë edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por nga të gjithë të ndaluarit mungon "koka" e konçensioneve, Ilir Beqja. Në fakt ai duhet të ishte arrestuar i pari, pasi asnjë anëtar i Komisionit të Ofertave nuk vepronte pa dijeninë e tij. 

Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 pikërisht Beqaj, asokohe në rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë. SPAK ka vite që e heton për këtë aferë dhe akoma nuk ka guxuar ta arrestojë. Si duket është mjaftuar duke goditur ish-zëvëndësin e Beqajt dhe disa zyrtarë, por jo "arkitektin" e këtij koncesioni. 

Të presim çfarë do ndodhë, pasi rrethi po ngushtohet. Ndërkohë nuk duhet anashkaluar edhe fakti që Beqaj po hetohet për të tjera konçensione.

Por si ‘shpëtoi’ ish-ministri i Shëndetësisë? 

Në dëshminë e dhënë para disa kohësh në SPAK, Ilir Beqaj, ia ka shkarkuar Komisionit të Vlerësimit të Ofertave përgjegjësinë në lidhje me koncesionin e sterilizimit, duke thënë se kanë qenë ata që kanë përzgjedhur fituesin.

Gjatë dëshmisë së tij prej 9 orësh para një viti, Beqaj është justifikuar duke thënë se ministri ka pasur rol vetëm në nxjerrjen e urdhrit për hapjen e procedurës koncesionare. Edhe pse ka pranuar se firmën mbi kontratë e ka hedhur vetë ai, Beqaj ka thënë se kushtet dhe përmbajtja e marrëveshjes koncesionare janë përcaktuar nga një ekip i përbashkët i Ministrisë dhe bashkimit të kompanive fituese.

Vijon hetimi për Ilir Beqajn

Ndërkohë përflitet se hetimi për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn vijon, por çështja për të është ndarë dhe po hetohet më vete. Po ashtu vijon hetimi ndaj ish-ministrit edhe për tenderin e Check-Up me vlerë 130 mln euro dhe hetimet pritet të mbyllen brenda muajit gusht.

Ilir Beqja, ish-ministër i Shëndetësisë, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj, u mbajt për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur./ PAMFLETI

ilir beqaj spak koncensioni i sterilizimit

Lini një Përgjigje