TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Gusht 2023, 10:15

Arrestimet për Sterilizimin, reagon Basha: SPAK t’i shkojë deri në fund zinxhirit!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimet për Sterilizimin, reagon Basha: SPAK t’i shkojë deri
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve me urdhër të SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit. Në një mesazh në ‘Facebook’, Basha theksoi se këto koncesione korruptive janë denoncuar në SPAK edhe nga PD.

Ai shprehet se SPAK t’i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë.

"Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj skeme korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë. Përshëndes veprimet hetimore të SPAK dhe e inkurajoj t’i shkojnë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi!"-shkruan Basha. 

lulzim basha arrestimet për sterilizimin

Lini një Përgjigje