
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimet e SPAK-ut për koncesionin e sterilizimit.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha tha se Edi Rama dhe Ilir Beqaj ia falën koncesionin e impantit ultramodern të sterilizimit ‘muratorit militant të PS’, duke shtuar se ata lidhën gjithashtu edhe kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.
"Kjo është drejtësia me regji! Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve. Iliri ishte emigranti murator në Itali të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës. Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim!
Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën ‘me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner. Edi Rama për të fshehur vjedhjen e tij me Beqen dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milion sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vetë kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtronte si ordiner qytetarët duke ju thenë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.
Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish zëvendës ministrin e shëndetësisë Rjepaj për një krim të shëmtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqen e tij. Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë të gjithë janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjerët dmth janë mbi ligjin. Turp.", shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje