Ish zëvendës ministri i i Shëndetësisë Klodian Rjepaj është arrestuar me urdhër të SPAK pas dyshohet si i përfshirë në hetimet për koncesionin sterilizimit. Klodian Rrjepaj asokohe kur është dhënë tenderi ka qenë kryetar i dhënies së koncesionit.
Mësohet se me vendim gjykate janë dhënë 8 urdhër-arreste edhe për zyrtarë të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë. Konkretisht 2 për ‘arrest me burg’, 2 ‘arrest shtëpie’ dhe 4 detyrim paraqitje.
Konkretisht, Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu arrest shtëpie, detyrim paraqitja Arben Gjata, Naile Abazi, Gent Burazeri për shpërdorim detyre, Pertref Mersini detyrim paraqitje.
Për detyrim paraqitje janë dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të tenderit emrat e të cilëve nuk janë ende të njohur.
Tenderi i sterilizimit ka më se një vit që hetohet.
Mbrëmjen e djeshme pranga ka rënë edhe biznesmeni që fitoi tenderin Ilir Rrapaj. Pronari i komanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40% të aksioneve fituan koncesionin me vlere 100 milion euro.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se Rrapaj nuk ishte paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë çëshjte, për këtë arsye është bërë ndalimi i tij nga polica dhe pritet të sillet në SPAK ku do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve në lidhje me këtë çështje. Operacioni është në vazhdim.
Kujtojmë se për këtë çështje u mor në pyetje më 4 Gusht të këtij viti, Ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, për afro 2 orë e 30 minuta. Denaj dha deklarime lidhur me koncesionin e sterilizimit të nënshkruar në vitin 2015 nga ministria e Shëndetësisë. Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja.
Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me një vendim të ministrit Ilir Beqaj.
Historiku i koncesionit në shëndetësi dhe dyshimet për korrupsion
Në vitin 2015 qeveria vendosi që shërbimi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale të mos ofrohej nga vetë spitalet, por të kalohej me koncension. Kështu me datë 10 dhjetor 2015, Ministria e Shëndetësisë, ka lidhur një kontratë koncesionare 10-vjecare me kompaninë “Sani Service”.
Kontrata ishte planifikuar të zgjaste për një periudhë 10-vjeçare, me një vlerë fillestare të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh.
Por, në vitin 2018, shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga partneriteti publik-privat ishin 2 miliardë lekë, ose 28.3 për qind më shumë se plani prej 1 miliard e 560 milionë lekësh, që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.
Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune në datë 25 shkurt 2019 me mjekë specialistë për rishikimin e seteve kirurgjikale.
E gjitha kjo me qëllim uljen e numrit e mjeteve kirurgjikale në çdo set dhe në këtë mënyrë ulej edhe të kostot financiare.
Nga ana tjetër në dhjetor të vitit 2019, nisma “Thurje” bëri një kallëzim penal për zyrtarët publik të përfshirë në koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët mund të kenë abuzuar me to.
Lini një Përgjigje