TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Gusht 2023, 13:38

U mor në pyetje nga SPAK për koncesionin e sterilizimit, Shkëlqim Cani: Nuk e njoh Ilir Rrapajn, kur filluan pagesat nuk isha ministër!

Shkruar nga Pamfleti

U mor në pyetje nga SPAK për koncesionin e sterilizimit, Shkëlqim

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka folur për mediat pas dëshmisë në SPAK për koncesionin e sterilizimit. Cani tha se duhet të ruajë sekretin hetimor e se ka zbatuar ligjin. Ish-ministri u shpreh se ka dhënë miratimin për koncesionin pasi ishte plotësuar dokumentacioni. Cani tha se në momentin që kanë filluar pagesat ai nuk ishte ministër.

Unë jam njeri që duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas në detaje për atë që ndodhi. Po ju them se ka interesim në kuadër të transparencës. Meqë është gusht, vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me ju se po punojnë. Sipas mendimit tim, duhet të pyesni ata dhe jo mua. Unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore. Ç’ne unë të njihesha me të (biznesmenin Rrapaj)? Të më jepte dhe me mua ca para? Nga ta gjej unë këtë lidhje? Pse duhet ta njoh unë atë? Unë po e jap përgjigjen saktë. Jua thash shumë herë, po atë përgjigje kam. Kur ka nisur koncesioni kam ikur nga detyra.

Unë nuk jam ministri që kam kryer pagesat, pasi kur ka filluar koncesioni unë jam largua nga detyra. Kam qenë dakord. Jam i detyruar me ligj që kur plotësohet dokumentacioni të jap pëlqimin., tha ai.

Cani u thirr në SPAK për të dëshmuar si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.

 

Lini një Përgjigje