TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Gusht 2023, 15:48

Alarmi i SHBA për sistemin TIMS, Bardhi: Ky skandal të jetë prioritet për grupin parlamentar të PD

Shkruar nga Pamfleti

Alarmi i SHBA për sistemin TIMS, Bardhi: Ky skandal të jetë

Ambasada amerikane ka bërë sot një deklaratë të fortë, duke dhënë alarmin mbi ndërhyrjet në sistemin TIMS.

I dërguari i SHBA pati sot një takim me ministrin Taulant Balla dhe i shprehu këtë shqetësim. Lidhur mbi këtë qëndrim ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Ai shprehet se një skandal i përmasave të tilla kërkon një hetim të plotë, duke shtuar se Grupi Parlamentar i PD mbështet një hetim të tillë dhe se do të ndërmarrë çdo iniciativë parlamentare për zbardhjen e plotë të tij.

Shqetësimi i SHBA në lidhje me ndërhyrjet e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit meriton një vëmendje të veçantë nga Grupi Parlamentar i PD.

Ky skandal i denoncuar ditë më parë nga kolegët deputetë, që cenon të dhënave vetjake/sensitive të qytetarëve shqiptarë dhe shtetasve të huaj, kërkon një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm dhe duhet të jetë një nga prioritet e punës së Grupit Parlamentar në sesionin e ri.

Duke falenderuar të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, z. H. Martin McDoëell për vëmendjen ndaj kësaj çështje, dua të siguroj çdo qytetar shqiptar e të huaj, se Grupi Parlamentar i PD mbështet hetimin e plotë të këtij skandali dhe do të ndërmarrë çdo iniciativë parlamentare për zbardhjen e plotë të tij”, shkruana ai.

 

Lini një Përgjigje