TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Gusht 2023, 15:06

Meta i shpreh dashurinë Berishës: Kemi raporte shumë të mira dhe tepër të sinqerta

Shkruar nga Pamfleti

Meta i shpreh dashurinë Berishës: Kemi raporte shumë të mira

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot për marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha. Meta tha se marrëdhënia mes tyre është shumë korrekte dhe parimore. Ndërsa lidhur me kullën “Mali i Tiranës”, Meta i cilësoi histori qesharake dhe me qëllim për të hequr vëmendjen nga çështja e inceneratorëve.

“Marrëdhënia jonë është shumë korrekte. Marrëdhëniet e mia me z. Berisha kanë qenë shumë të mira dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla sepse janë raporte të hapura, parimore dhe të sinqerta që kanë në fokus vetëm interesin e vendit dhe të demokracisë.

Kulla? Janë histori tërësisht qesharake. Askush nuk duhet të shpërqendrohet në këto momente nga kryeafera e inceneratorëve. E shoh çështjen e kullave një çështje për të hequr vëmendjen nga inceneratorët që është një kryeaferë që vetëm sa është gërvishtur pasi kemi të bëjmë me një grup kriminal dhe janë bërë ligje enkas.

Edhe vetë Ministria e Financave e pranon që në thesar firmosin fatura që nuk kanë mundësi kurrë t’i vlerësojnë. Janë qindra miliona euro. Është shpikje e qeverisë për të vjedhur paratë publike. LSI ka qenë gjithmonë e shqetësuar për koncesionet dhe që në 2014 kemi paraqitur një projektligj për të vendosur filtra”, u shpreh Meta për “News 24”.

meta berisha marredhenie

Lini një Përgjigje