TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Gusht 2023, 15:40

Zgjedhjet për kryetarin e ri në Kukës, PS dhe opozita e bashkuar zgjedhin kandidatët

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet për kryetarin e ri në Kukës, PS dhe opozita e bashkuar

Pas publikimit të video-skandalit, ku shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me një grua në zyrën e bashkisë, Safet Gjici dorëzoi postin e kryebashkiakut. Aktualisht, kompetencat e tij në bashkinë e Kukësit i ka marrë nënkryetari i saj, deri në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në 24 shtator.

Burime nga Partia Socialiste thanë për TCH se për momentin, kandidatura më bindëse është ajo e ekonomistit Albert Halilaj i cili prej 19 Korrikut të këtij viti mban postin e prefektit në Qarkun Kukës. Albert Halilaj më parë ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.

Megjithatë do të jetë një Kryesia Socialiste ajo e cila do të vendos për kandidaturën finale në këtë garë.
Ndërkohë PD e Luzim Bashës dhe ajo e Sali Berishës po shikojnë mundësinë e daljes me një kandidat i cili gëzon mbështetjen e të dy këtyre grupimeve në PD.

Sinjalin e parë për mundësinë e një kandidati konsensual për të maksimalizuar votat e mbështetësve të djathtë, e dha deputeti demokrat i Kukësit Isuf Celaj i rreshtuar në grupin e deputetëve të foltores.

“Jemi të bindur se vetëm të bashkuar do të jetë e mundur që e keqja të ndalet dhe kuksianët të arrijnë të ndëshkojnë me votë me 24 shtator 2023 përfaqësuesit e rilindjes në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë!”.
Deputeti Isuf Celaj në këtë postim në Facebook për garën e 24 Shtatorit në Kukës, në nevojën e daljes së dy PD-ve, me kandidat të përbashkët, përmend edhe dakortësinë e kolegut të tij deputet Flamur Hoxha nga kampi PD-s zyrtare.

Brenda dy PD-ve nuk mungojnë emrat si kandidatë potencial për garën e nga ku më bindës është Arif Rexhmata kryetari degës së PD Kukës, për PD-n e Sali Berishës.
Nga selia e Partisë së Lirisë për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, Ilir Meta u vendos përsëri në krah në Sali Berishës.

“Ne pa asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj dhe kjo është e padiskutimtë”, tha Meta.

Për këto zgjedhje të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës, forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për tu regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 Shtator.

zgjedhje kukes kryetar i ri

Lini një Përgjigje