
Analisti Andi Bushati është shprehur se ka disa arsye përse beson se Lulzim Basha mund të kthehet në krye të Partisë Demokratike.
I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bushatit tha se Basha nuk e ka humbur shansin politik, teksa shtoi se nëse ai krijon një rrymë anti-berishiste mund ta marrë drejtimin e PD-së.
“Nëse Basha do të krijojë një rrymë të djathtë anti berishiste mund të kthehet në PD. Basha nuk e ka humbur shansin politik. Nuk është një humbës, ndryshe nga çfarë thotë Berisha, është lider i vjedhur. Në 2021 Bashën e kanë masakruar, nuk ka humbur. Basha u bë zar ambasadash, e merrnin në zyra, i thoshin firmos non grata”, tha Bushati.
Ndërsa sa i takon opozitës së drejtuar nga Alibeaj, Bushati tha se ishte një opozitë e caktuar nga kryeministri Rama së cilës, sipas tij “ju shtrysh si limon e vetmja fabul që kishte, ajo e non-gratës”.
Ai shtoi gjithashtu se pas vendoreve të 14 majit, ne kemi parti “non-grata” që udhëheq gjithë vendin, ndërsa për dorëheqjen e Alibeajt nga posti drejtues i Partisë Demokratike, tha se qëndrimi tij pas humbjes, do të ishte i pakuptimtë.
“Ne sot kemi një forcë të madhe non grata të Shqipërisë, që shkon nga Shkodra, ngaLezha, nga Durrësi, nga Vlora dhe që është shumë më e madhe se pro-atlantistët, europistët dhe pro-perëndimorët e vulës. Pra humbën dhe numerikisht, ju shtrydh si limonë e vetmja fabul që kishin. Kështu që të vazhdosh të bësh politikë pas kësaj më duket e pakuptueshme. Kjo opozita zyrtare, se reale është opozita tjetër, që humbi, por mori ca vota, këta të tjerët që s’morën as vota ne i quanim opozitë se na i caktoi Edi Rama, i jepte vulë, financime, kohë mediatike. Kjo opozitë që na e caktoi rama që s’mori vota dhe nuk ka më as fabul nuk e di ç’ti përfaqësosh”, tha Andi Bushati.
Lini një Përgjigje