TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 21:02

Gjergj Zefi: PD pas Berishës, si Jugosllavia pas Titos

Shkruar nga Pamfleti

Gjergj Zefi: PD pas Berishës, si Jugosllavia pas Titos

Rrethi vicioz ku është përfshirë lidershipi i Partisë Demokratike, që i rikthehet riciklimit të elitës njëlloj si te fabula e qershive të përmjera të Nastradin Hoxhës, është pa zgjidhje...

Gazetari Gjergj Zefi ka reaguar për situatën e rëndë në opozitën shqiptare.

Dyshja Meta-Berisha morën vetëm 7 bashki në zgjedhjet vendore, ndërkohë që në nivel këshilltarësh humbën kudo. Po ashtu edhe PD e vulës doli shumë dobët. Kjo bëri që Alibeaj të japë dorëheqjen sot dhe tani pyetja që shtrohet është: Çfarë do të ndodhë me PD?

Gazetari Gjergj Zefi në rrjetet sociale shkruan se ka ardhur koha për frymë të re. Sipas tij, riciklimi i të njëjtëve njerëz nuk sjell asnjë të ardhme për PD. Zefi shkruan se nëse PD shkon pas Berishës, do të jetë njësoj si Jugosllavia pas Titos.

Partia Demokratike pas Sali Berishës si Jugosllavia pas Titos

Çdo tentativë për ta reformuar apo për ta ringritur partinë me të njëjtët njerëz brenda saj është e dështuar. Opozita duhet hapur, duhet predimensionuar me një sens pudori, larg urrejtjes, frikës, hakmarrjes dhe maktheve të së shkuarës.

Rrethi vicioz ku është përfshirë lidershipi i Partisë Demokratike, që i rikthehet riciklimit të elitës njëlloj si te fabula e qershive të përmjera të Nastradin Hoxhës, është pa zgjidhje. Kërkohen ide të reja, strategji të reja dhe njerëz të rinj. As kafshët nuk bien dy herë në të njëjtën gropë...”, shkruan Zefi në rrjetet sociale.

berisha pd gjergj zefi

Lini një Përgjigje