
Aktivistja Evi Kokalari është përplasur me Edit Harxhin, e cila i kërkoi Alibeajt të dorëzojë vulën e PD pas dorëheqjes. Kokalari shprehet se Berisha nuk ka më punë me vulën e PD. Ajo ka ironizuar duke i sugjeruar të rrinë me Metën, pasi vetëm ashtu po e shkatërrojnë PD.
“Jo zonjë. Misioni tashti fillon. Vula s'ka pse ju shkon juve tashti mbasi shitët të gjithë zgjedhjet dhe Këshillin Bashkiak Metës. Këtyre, me Gaz Bardhin në krye ju ra goja mbas 3 Mars të bashkoheshit e të hynit në zgjedhje me vulë e logo të PD-së, dhe ju refuzuat dhe hytë me LSI.
Në fakt dorëheqjen duhet ta jepni ju, me ty në krye si pseudo-konservatore që shite gjithë atë mund, për të mbuluar pislliqet e Berishës me Metës.
Vula të rri aty ku është. Ju vazhdoni me Metën, dhe mos pretendoni më kurrë që do nxirrni gjë në dritë.
Ju të gjithë jeni bashkëfajtorë të fiaskos së 14 Majit, dhe shkatërrimit të demokracisë në atë vend”, shkruan Kokalari.
Lini një Përgjigje