TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 21:41

“Berisha të mos varrosë krijesën e vet”, Gjekmarkaj i përgjigjet Bardhit: Nuk është momenti për forume, duhet reflektim i thellë

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha të mos varrosë krijesën e vet”, Gjekmarkaj i

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, duke folur për dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i partisë dhe kërkesën e Gazment Bardhit për të thirrur Këshillin Kombëtar, Gjekmarkaj shprehet se nuk është momenti i duhur. Si mund të thërrasësh një forum që nuk e ke, pyet deputeti.

Kjo ka stopuar masën. Ka defaktorizuar popullin opozitar. Ka mungesë forumesh, ka mungesë njerëzish. Kjo parti praktikisht për momentin nuk duhet të bëjë asgjë. Kjo është këshilla më e dobishme. Të rrijë pezull. Kam parë deklaratat e para, më janë dukur bunkerizuese. Të mbyllesh dhe të kërkosh fajtorin”, tha ai në “Top Story”.

Duhet gjetur zgjidhja për t’u ringritur, thotë demokrat, që shton se pjesë e zgjidhjes nuk duhet të jetë kurrsesi Sali Berisha apo Lulzim Basha.

Çështja është si do të ringrihemi. Degbari mes PD të madhe dhe PD të vogël do të jetë vetëvrasja e madhe që do të na çojë drejt asgjësimi.

Mendoj se e vetmja rrugë është rithemelimi i PD, por këtë herë të jetë i vërtetë. Duhet të fillojë nga vullneti i mirë, nga arsyeja. Të bëhet një platformë bashkëpunimi, lidershipi të ketë një lider të ri, as Berisha, as Basha. Atëherë do të kishim një forcë konkurruese”, tha ai.

Gjekmarkaj paralajmëroi se ky është shansi i fundit për partinë më të madhe opozitare.

Nëse nuk e realizon deri në shtator, ne do të turpërohemi akoma më shumë dhe është e pavlerë të dalim pas dy vitesh dhe të themi na i vodhën. Në PD po gënjejnë veten. Berisha duhet të kuptojë që nuk duhet ta varrosë krijesën e vet, të mos bëhet dëshmitar në këtë funeral. Shoh një gjuhë agresiviteti, rezistence”, u shpreh Gjekmarkaj.

gjekmarkaj pd berisha

Lini një Përgjigje