TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2024, 15:22

Basha i përgjigjet Metës: Nuk impresionohem nga ata që kanë marrë malet nga frika e drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Basha i përgjigjet Metës: Nuk impresionohem nga ata që kanë

Rikthehen përplasjet Meta-Basha. Pas një pauze të gjatë, kreu i P-L ka nisur daljet në media, teksa përveç vrapit, ngjitjes në paralele dhe palestrës, sot ka sulmuar Lulzim Bashën.

Meta në një konferencë shtypi ironizoi Bashën se “nuk rinohesh duke lyer flokët”. Por ky i fundit ka reaguar duke e goditur Metën te pika e dobët. Sipas Bashës, ai ka marrë malet nga frika e drejtësisë.

Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve. Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja. Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman”, shkruan Basha.

 

Lini një Përgjigje