
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD Lulzim Basha se Meta është pjesë e treshes më të vjetër politike të politikës, Rama-Meta-Berisha. ai tha për bashën se ka bërë pazare me Ramën në 2017-ën.
Kreu i PL-së ka ironizuar duke thënë se nuk bëhesh i ri nëse lyen flokët dhe bën lapsuse.
“Nuk bëhesh i ri duke lyer flokët. Siç ishte pazari edhe i djegies së mandateve, siç ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ra në gjunjë presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që e shtyu. E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistroi PD në KQZ sic u regjistruan partitë e tjera të opozitës.
Pse? Jo se nuk i interesonte PD, por nuk i interesonte Edi Ramës, i cili duhet tu thoshte të huajave si do hyj në zgjedhjet lokale kur prapë PD nuk është regjistruar.
Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sa i takon pastaj të vjetër të rinj, e thashë që sado të lyhen flokët nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi”, tha Meta.
Lini një Përgjigje