
Ka zhvilluar sot mbledhjen e saj të parë Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, i ngritur me kërkesë të opozitës, nën drejtimin e Albana Vokshit.
Kryetarja e komisionit ka njoftuar se në pyetje do të thërritet për tu marrë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetja e dëshmitarëve do të bëhet brenda datës 10 qershor.
Vokshi tha se do të thirren që të merren në pyetje kryeministri Edi Rama, ish-ministri Ilir Beqaj, Anila Denajn dhe Albana Koçiun.
Sakaq Klevis Xhoxhi është zgjedhur sekretar i Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.
Kujtojmë se në Komisionin Hetimor për PPP e Sterilizimit dhe Check-Up-it ka pasur një debat mes Albana Vokshit dhe deputetit demokrat Plarent Ndreca. Ky i fundit kërkoi që të kishte dhe një bashkëkryetar për këtë komision.
“Për sa kohë sa jam unë do e drejtoj unë këtë komision. Ka një kryetar. Nuk kemi dy bashkëkryetarë, përndryshe do të ishin dy. Do të ishit dhe ju këtu për të drejtuar. Drejtohet nga kryetari. Kur unë mos të jem, do të jeni ju zoti Ndreca”, tha ajo.
Lini një Përgjigje