TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2024, 09:32

Të panjohurat e Sazanit: Si u përgatit paketa e aeroportit të Vlorës dhe Zvërneci!

Shkruar nga Pamfleti
Të panjohurat e Sazanit: Si u përgatit paketa e aeroportit të
Vladislav Doronin, Ceo i kompanisë AMAN /

Publikimi nga mediat botërore i dhënies së Sazanit dhe Zvernecit për një konsorcium, ku aktor kryesor është familja e vajzës së Donald Trump, nuk është se lindi e u poq tani, muajin e fundit.

Edi Rama, siç e shpjegoi edhe vetë, ka mbi dy vjet që e ka nisur këtë përpjekje, duke e lutur kreun e kompanisë turistike ‘Aman’, Vladislav Doronin.

I cili më pas ka vizituar bregun shqiptar të jugut me jaht, së bashku me Jared Kouchner dhe Ivanka Trump, ku dhe është takuar me Edi Ramën.

Siç mësohet, kryeministri shqiptar i ka hyrë ndërtimit të aeroportit të Vlorës, me në mendje krijimin e një zone ekskluzive për miliarderë në Sazan, Karaburun dhe Lagunën e Zvërnecit.

Pavarësisht deklaratës se nuk dinte gjë për Zvërnecin, bisedimet janë bërë prej kohësh përmes një logjike; të krijohet një zonë ekskluzive në Sazan e Karaburun, ku të mbizotërojë një grup resortesh dhe kazinosh për të kamurit.

Pak kohë më parë, Rama publikoi edhe një takim me një suitë të madhe sheikësh në Tiranë, që i prezantoi si investitorë nga Arabia Saudite, të cilët kishin ardhur me kërkesë të Muhamet Bin Selman. Janë petrodollarët saudite dhe ato të Katarit që do të financojnë projektet e mëdha të Sazanit, Karaburunit dhe Zvernecit. Por hyrja e kompanisë Aman e Jared Kouchnerit, i jep `këtij kornsorciumi, një peshë tjetër të investimit, që sipas gjasave do të jetë i madh, por edhe një model që mund të izolojë këto zona nga pjesa tjetër e territorit.

Madje edhe aeroporti i Vlorës, më shumë se një vend ku të ulën linjat ajrore lowcoast, do të jetë një liman ajror për uljen e ngritjet e charterave ekskluzive të sheikëve të kamur që do të vizitojnë “territorin e mëkatit” në ishullin e Sazanit.

Një model i ngjashëm është edhe Shën Stefani në Mal të Zi, i cili administrohet nga kompania Aman. Qendra e aktivitetit është kazinoja e ishullit të vogël pranë Budvas, ku shkojnë në mënyrë ekskluzive njerëz të kamur nga kudo. E kështu, së bashku me fitimet që janë të garantuara, lahen e shpërlahen edhe para që vijnë nga andej- këndej, në një mënyrë krejt të lehtë.

Aktualisht, edhe pse është i lidhur me tokën, Shën Stefani është i mbyllur për publikun që prej vitit 2021. Me justifikimin e mbylljes për pandeminë, sot në ishullin që përfshin edhe ish-vilën e mbretëreshës serbe Maria, Shën Stefani është një zonë ekskluzive. Në Malin e Zi është folur shumë dhe është bërë polemikë në media dhe opinion.

Ndërkaq, Sazani që është totalisht i ndarë nga toka, sipas të gjitha gjasave do të kthehet në një mollë të ndaluar për publikun, pasi plani është për një territor ekskluziv i klientelës, që mendohet të jetë e nivelit luksoz.

Madje jo vetëm Sazani, por i gjithë territori që lidh aeroportin e Vlorës që po ndërtohet pranë Zvernecit, resorti që pritet të ndërtohet në pjesën e pabanuar të Lagunës, i cili lidhet me aeroportin edhe me Sazanin e Karaburunin më pas me një korridor ujor për jahtet dhe anijet e shpejta të transportimit të klientëve. Të cilët do të akomodohen edhe në 10 mijë dhomat që parashikohen të ndërtohen në resortin e Zvërnecit, ku në qendër do të jenë pikat e lojërave të fatit për të kamurit.

Krijimi i këtij korridori sanitar nga aeroporti i Vlorës- Zvërneci e Sazani, do të kthejë praktikisht në një zonë të mbyllur jo vetëm ishullin e madh e të vetmin në Shqipëri, por edhe korridorin ujor që të çon në Sazan e Karaburun, ku do të lundrojnë e pluskojnë jahtet e të kamurve që do të vijnë nëpërmjet ajrit, tokës apo edhe detit.

Ky nuk është aspak një model i panjohur, pasi edhe në Italinë fqinje, zona të tëra në Puglia, apo disa zona të bregdetit sorrentin në Campagna janë kthyer thjesht site për më të pasurit e botës, e ku nuk qaset asnjë njeri normal.

Pyetja është sa do të përfitojë vendi nga punësimi apo përdorimi i prodhimeve shqiptare? Ka shumë gjasa që punonjësit e nivelit të lartë edhe ata të ulët të thirren nga vende të tjera, megjithatë është herët për këtë. Ajo që duhet të nënvizohet, është se shpallja nga dhëndri i Trump i këtyre investimeve nuk është gjë tjetër veçse një konfirmim i marrëveshjes që është arritur prej kohësh me Edi Ramën. I cili përveç Trump ka pritur dhe sheikët arabë, e për këtë nuk ka folur me asnjë njeri a thua se janë tokat e tij, e jo pasuri kombëtare./Pamfleti

të panjohurat e sazanit paketa e aeroportit të vlorës zvërneci vladislav doronin

Lini një Përgjigje