TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2024, 19:59

“Politikani më i korruptuar”, Berisha akuza Ramës: E përdor pushtetin për të dhunuar opozitën

Shkruar nga Pamfleti

“Politikani më i korruptuar”, Berisha akuza Ramës: E

Ish kryeministri Sali Berisha nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor pushtetin për të dhunuar opozitën.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e quajti Ramën si politikanin më të korruptuar në Shqipëri, i cili sipas tij përdor pushtetin e tij për të kontrolluar drejtësinë.

Miqtë e mi! Edi Rama është sot pushtetari 25 vjeçar më i korruptuar në Europë dhe me gjerë. Edi Rama ka përdorur 25 vite në pushtet me një urrejtje të pashembullt ndaj shqiptarëve. Përdor pushtetin mbi të gjitha për ti larguar ata nga Shqipëria, nga vendi i tyre për të rrënuar qenien e tyre.

Përdor pushtetin prej 25 vitesh për tu pasuruar vetë, familjar, i afërt për rilindësit në tërësi.Përdor pushtetin për të fshehur, qindra milionë euro në kontot ofshore. Përdor pushtetin për të dhunuar opozitën, për të krijuar Shqipërinë pa opozitë. Përdor pushtetin për të kontrolluar drejtësinë dhe për të shndërruar atë në një levë, instrument  kundër opozitës dhe qytetarëve. Përdor pushtetin për të ndëshkuar vetëm ata që don ai", tha Berisha. 

Lini një Përgjigje