TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2024, 17:53

Marrëveshja Rama-Berisha, Basha akuza Rithemelimit: Pas 6 muajsh teatër e balet, përfunduan te pazari për interesa personale!

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja Rama-Berisha, Basha akuza Rithemelimit: Pas 6 muajsh

Kreu i PD Lulzim Basha nga Lushnja deklaroi se pas 6 muajsh teatër e balet nga Rithemelimi, u bë pazar për karrige dhe interesa personale.

Më tej ai shtoi se qëllimi i pseudo-revolucioni të Rithemelimit ishte për të mbajtur listat e mbyllura. Ai shtoi se pakti për komisionet hetimore ishte një flluskë, pasi prokuroria e ka mbaruar hetimin për njërin prej tyre.

Sot partia Demokratike qëndron përballë një kaste politike që bën sikur zihet me njëri-tjetrin, por pas 6 muajsh teatër, është e gatshme të arrijë pazare, marrëveshje, për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. I tillë është pazari që kanë bërë.  Ndaj edhe javën që shkoi donin të mbysin transparencën dhe denoncimin e këtij pazari në Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht që nuk ia dolën. Ky është një pazar që mundohet të fshehë gjërat më të thjeshta dhe më të kuptueshme nga çdo shqiptar. 6 muaj pseudo revolucion me flakadanë! Çfarë u arrit?

U arrit një ligj i ri për komisionet hetimore që është 10 herë më i keq se ligji i mëparshëm dhe që zhduk transparencën, zhduk aftësinë e opozitës për të mbledhur fakte e dokumenta, për të detyruar dëshmitarët e për ta bërë këtë në mënyrë transparente. Pra, jo vetëm që nuk u arrit diçka pozitive, por u humbën të drejta parlamentare,  të drejta opozitare, të drejta publike që opozita i kishte. U kërkuan 8 komisione, u morën dy dhe populli me të drejtë thotë: ua bëri 8 me 2. Një prej atyre komisioneve është sa për sy e faqe, sepse siç e dini fare mirë, si mund të kërkohet një hetim parlamentar për sterilizimin, ndërkohë ministri i shëndetësisë së kohës së sterilizimit u mor i pandehur në fillim të javës nga SPAK, me një akuzë e cila rrezikon të shkojë deri në 4 vite burg. Atëherë për çfarë e kërkon komisionin hetimor kur prokuroria i mbaroi hetimet? Sigurisht nuk ka transparencë, ka një lojë, ka një balet të palëve për të fshehur të vërtetën”, tha ai.

basha

Lini një Përgjigje