TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2024, 12:02

'Pusho! Na e solle në majë të hundës'/ Përpasje PS-PD në komisionin hetimor, mazhoranca: Këtu janë thirrur “skifterë”

Shkruar nga Pamfleti
'Pusho! Na e solle në majë të hundës'/
Komisioni hetimor për Shëndetësinë

Nuk ka qetësi në komisionin hetimor për dy koncesionet në Shëndetësi që kja nisur ditën e sotme.

Mbledhja ka nisur me debate mes kryetares Albana Vokshi dhe socialistit Plarent Ndrecës. Më pas ka qenë deputetja Ina Zhupa tha se Ndreca që është zv/ kryetari i komisionit është në konflikt interesi.

Më pas deputeti socialist Petro Koçi tha se kërkesa që ka bërë opozita për këto dy koncesione është dinjitoze por kërkoi që të mos ketë kacafytje. 

Debati në komision:

Albana Vokshi: Besoj që të gjithë anëtarët do të ngrihen në lartësinë e besimit që u kanë dhënë votuesit për të zbardhur dy prej aferave dhe skandaleve, në gjykimin, jo vetëm tonin, por edhe të mbarë opinionit dhe të gjitha prej organeve të asaj që ju e quani drejtësia e re.

Ky komision është ngritur pas një kërkese që ka ardhur nga deputetët e opozitës, aty sqarove kërkesën, një nga skandalet më të mëdha që po ndikon në jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Jam shpresëplotë që do të zbardhim këto dy afera korruptive.

Ndërhyn Plarent Ndreca (zv/ kryetar i komisionit hetimor)

Albana Vokshi: Ju lutem, mos ndërhyni, sa të mbarojë Zhupa, ju lutem…

Ina Zhupa: Sipas KLSH-së janë 930 milionë Lekë për shërbime të pakryera në koncesionin e check-up-it dhe kjo është katërfishuar. Këto janë para të taksagauesve edhe socialistë edhe demokratë, familjarëve të mi dhe tuajët për të marrë shërbimet në shëndetësi.

Nuk ka çështje më kuptimplotë sesa votimi i parlamentit, që thotë se është miratuar komisioni hetimor për shëndetësinë. Besoj se ju nuk ju shpëton asnjë ditë apo gjysmë dite për zbardhjen e vendimit. Zoti Ndreca a ka konflikt interesi që ndodhet këtu? Për mua ka konflikt interesi, sepse ka qenë avokati i njërit prej të akuzuarve në koncesion.

Ndërhyn Plarent Ndreca (zv/ kryetar i komisionit hetimor)

Albana Vokshi: Ju lutem, mbylleni (i thotë Ndrecës). Vendimi është publik, me apo pa vulë, puna e këtij komisioni nuk ndalet. Do të propozoja që gjithsecili të firmosë një deklaratë që nuk ka konflikt interesi për cështjet që do të trajtohen apo dëshmitarëve që do të thirren. Tani fjalën e ka zoti Xhoxhi.

Ndërhyn Plarent Ndreca (zv/ kryetar i komisionit hetimor)

Albana Vokshi: Nuk e merrni fjalën pa ua dhënë unë….

Plarent Ndreca: E marr që çke me të…zonja kryetare mos u ktheni në…Dua t’ju kujtoj se ti je vetëm spikere…

....

Saimir Korreshi: Ju doni me e bërë tabelë qitje kryetaren, shumë mirë, se keni marrë cikë eksperiencë nga aksionet tona, por më parë shpallni aksionin opozitar. Po flasim për 200 milionë Euro. Ose do ta kthejmë nga e mbara ose të marrim kusinë dhe kazanë dhe ti biem.

Petro Koçi: Gjykoj që kërkesa që ka bërë opozita, është shumë dinjitoze, janë çështje të rëndësishme që kanë krijuar sensibilitet në opinion. Është një nga komisionet hetimore me arsye të qëndrueshme. Por fillimi i punimeve nuk është i mbarë. Është një përsëritje historie, që është një nga njollat më të zeza të këtij parlamenti. Përgjithësisht këtu janë thirrur “skifterë” të palëve apo më të duruarit.

Nuk do të ishte e udhës që përfundimi pas katër muajsh të jetë e njëjta histori, raporte dypalëshe dhe kacafytje në procedurat e këtij komisioni. Gjykoj që etika dhe rregullsia varet nga ai ose ajo që drejton. Do ju ftoja që të ishin në përputhje me këtë mandat. Ne duhet të kërkojmë të vërtetën dhe paracaktimi sjell zhvillime të mbrapshta. Do të doja të ecim ndryshe dhe jo me ndërhyrje që ngacmojnë nervat e njëri tjetrit.

Albana Vokshi: Ne kemi informacion zyrtar, por edhe të ardhur nga shumë burime. Ju të keni qetësinë e duhur që ne të bëjmë punën. Ta merrni me qetësi. Do të na duhet të punojmë me orare të zgjatura dhe të mos e nisim që sot me tentativa për të dëmtuar punën e komisionit dhe me zhurmues. Nëse nuk bashkëpunojmë do ta kemi të vështirë të bëjmë një hetim të thelluar për këto dy afera.

Petrit Vasili: Që është aferë është kjo sepse ka njerëz të dënuar për këtë. Ideja që të mos e themi ne këtë llaf, ore llafet do të thuhen, nuk e mbyll dot, do të shkojmë tek e vërteta. Një pjesë e mirë e informacioneve janë në dorë të qeverisë. Shpresojmë që komisioni të ketë një fat tjetër dhe jo komisionet e tjera. Nëse është kjo frymë e vërtetë për të punuar, nuk mund të thuhet dua vendim për një vendim që kam ngritur dorën.

Anëtarët e Komisionit Hetimor në Shëndetësi:

1- Albana Vokshi Kryetar PD

2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS

3- Klodiana Spahiu Anëtar PS

4- Milva Ekonomi Anëtar PS

5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

6- Ilir Metaj Anëtar PS

7- Edona Bilali Anëtar PS

8- Petro Koçi Anëtar PS

9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS

10- Zheni Gjergji Anëtar PD

11- Ina Zhupa Anëtar PD

12- Edmond Spaho Anëtar PD

13- Saimir Korreshi Anëtar PD

14- Xhelal Mziu Anëtar PD

15- Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS

2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS

3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD

4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD

Ngritja e dy komisioneve hetimore, sterilizimi dhe trajtimi i të dhënave të sistemit TIMS ishin pjesë e marrëveshjes mes PS dhe ‘Rithemelimit’ që riktheu normalitetin në Kuvend.

komisioni hetimor për shëndetësin

Lini një Përgjigje