TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2024, 14:10

‘Gazment Bardhi nuk ka mbështetje’, Fitim Zekthi: Ndarja e PD nuk ndalet

Shkruar nga Pamfleti

‘Gazment Bardhi nuk ka mbështetje’, Fitim Zekthi: Ndarja e PD

Analisti Fitim Zekthi ka thënë se ndarja e Partisë Demokratike nuk mund të ndalet, derisa grupimet brenda opozitës nuk kanë të njëjtin qëndrim ndaj vendimit të SHBA për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

Zekthi u shpreh se Gazment Bardhi nuk ka mbështetje politike, dhe se ai dikur thoshte se kongresi i Berishës në stadium ishte i paligjshëm, ndërsa sot i është bashkuar.

Ndër të tjera, Zekthi shtoi se Berisha duhet të bëjë betejë ligjore dhe jo politike me drejtësinë

“Unë mendoj se ndarja është e tillë që nuk mund të ndalet, sa kohë që nuk zgjidhen disa gjëra themelore. Gjërat themelore janë qëndrimet ndaj vendimit të SHBA, ndaj reformës në drejtësi, ndaj përpjekjes së SPAK për të ndëshkuar të pandëshkueshmit. Nëse nuk ndërpritet kjo gjë, nuk ka kuptim. Ndarja nuk mund të mbyllet, pa u mbyllur çështja e legjitimimit të partisë. Bardhi nuk ka lënë vend pa thënë që kongresi i stadiumit është i paligjshëm dhe ai i 18 dhjetorit ishte i ligjshëm. Çfarë të të them? Nuk ka emër kjo. Këto janë disa prej politikave më të ulëta të zhvilluara në Shqipëri në 32 vite. Kjo është thjesht një betejë politike e Sali Berishës, do të doja të bënte betejë ligjore. Kjo drejtësi është më e mirë se çka qenë. Do doja që të dilte i pafajshëm. Betejat politike me gjykatat, nuk më pëlqejnë”, theksoi ai për ABC News.

fitim zekthi sali berisha gazment bardhi

Lini një Përgjigje