
Kuvendi Kombëtar i PD i mbledhur të shtunën nga kreu i saj Lulzim Basha ka miratuar të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike.
Më ndryshimin e statutit, Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë, post të cilin e mbante Gazment Bardhi.
Një tjetër ndryshim statutor që pritet të miratohet është e përjashtimi nga anëtarësia e atyre që kanë kandiduar për subjekte të tjera. Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca.
Çfarë përmban NENI 48
1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.
3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.
4) Grupi Parlamentar i PDSH-së: a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të PDSH-së;
b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;
c) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.
Në fjalën tij të gjatë prej rreth një ore, Lulzim Basha e nisi mesazhin e tij politik me një ‘mea culpa’ për demokratët, ku nënvizoi se më shumë kanë luftuar me njëri-tjetrin sesa për hallet e shqiptarëve. I papenduar për vendimin që mori në 2021 për të përjashtuar Sali Berishën e shpallur ‘non grata; nga SHBA, Basha u bëri ftesë demokratëve të foltores që të bashkohen me të.
"Koha tashme e ka treguar se ata qe hodhën baltë ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjet me te cilat dëmtuan demokratet dhe PD. Ne nuk ju gënjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinar edhe as revolucione qe nuk ndodhen kurrë. Ne jemi te vetëdijshëm për gjendjen ne te cilen ndodhet PD pas akteve te papërgjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vërtetë nuk e fshehin dot as kullat qe kane ne themel korrupsionin dhe balten e hedhur ndaj nesh."- tha Basha.
Në Kuvend kishte edhe video-mesazhe nga politika ndërkombëtare, një sinjal ky për të mbështetur kryetarin e ri të PD-së.
Lini një Përgjigje