
Lulzim Basha nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, ka pranuar hapur se ka qenë pjesë e emërimeve fiktive në degët e kësaj force politike.
“Degët tona, 72 të tilla, janë dhe do të jenë baza në të cilën do të ndërtohet puna jonë, por tashmë kontributi i degëve nuk do të nëpërkëmbet, nuk do të anashkalohet nga të deleguarit e qendrës apo nga qendra, apo nga disa politikanë rastësorë, nga emërime fiktive që dhe unë, për hir të së vërtetës kam bërë në të kaluarën”, tha Basha.
Lini një Përgjigje