
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të mbledhur nga Lulzim Basha.
Salianji e ka quajtur këtë kuvend një event të organizuar nga formacione pro qeveritare dhe anti opozitë duke e krahasuar me Asamblenë e PS më datë 4. Ai bën thirrje që opozita të bashkohet dhe të ristrukturohet.
“Sesioni i ri po nis me dy lëvizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve! Eventet e organizuara nga formacione proqeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njëjtën valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmëri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimin e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!”, shkruan Salianji.
Lini një Përgjigje