TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2023, 12:27

Plas konflikti Basha-Alibeaj? Kreu i PD fshiu dorëheqjen nga statuti, krahu i tij i djathtë braktis Kuvendin Kombëtar

Shkruar nga Pamfleti
Plas konflikti Basha-Alibeaj? Kreu i PD fshiu dorëheqjen nga statuti, krahu
Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj

Lulzim Basha ka vendosur të mos mbajë përgjegjësi nëse humb zgjedhjet duke e ‘çimentuar’ pozicionin e tij në krye të PD, por kjo nuk i ka pëlqyer krahut të tij të djathtë.

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD zyrtare u vu re mungesa e ish-Kreut të Grupit Parlamentar, ish-ushtruesit të kreut të PD, Enkelejd Alibeaj.

Përmes një njoftimi për shtyp, Alibeaj e ka justifikuar mosprezencën e tij me impenjime partiake jashtë Shqipërisë. Por a ka arsye tjetër që Alibeaj të mungojë në këtë aktivitet shume të rëndësishëm të PD-së zyrtare?

Mësohet se Alibeaj ka deklaruar në mbledhjet e Kryesisë së PD-se zyrtare, se do e mbështeste Lulzim Bashën vetëm nëse në statut do të vendosej një dispozitë, që nëse kryetari do të humbiste zgjedhjet e 2025-en, ai do të dorëhiqej.

Por kjo nuk ka ndodhur, pasi në ndryshimet statutore që pritet te miratohen, nuk ka asnjë dispozitë që të detyrojë Kryetarin e PD zyrtare të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbet zgjedhjet e ardhshme.

Në statutin e PD-së, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet. Dyshimet janë se kjo është dhe arsyeja se përse ai nuk ka shkuar në Kuvend. 

Plas konflikti Basha-Alibeaj? Kreu i PD fshiu dorëheqjen nga statuti, krahu

lulzim basha #enkelejd alibeaj #pd #ps #presidenti i

Lini një Përgjigje