Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet PD pas akteve të papërgjegjshme të ish liderit të saj. Këtë të vërtetë nuk e fshehin dot as kullat që kanë në themel korrupsionin dhe baltën e hedhur ndaj nesh...
Lulzim Basha ka sulmuar fort Berishën në Kuvendin e PD. Në këtë Kuvend do të miratohen një sërë ndryshimesh statutore që forcojnë pozita e tij në parti.
Basha e nisi fjalimin e tij me goditje ndaj ish-kryetarit, duke kujtuar sulmin ndaj selisë së PD. Gjithashtu ai i përmendi kullën në mes të Tiranës, e cila sipas tij, tregon pazaret e Berishës me Ramën. Po ashtu Basha akuzoi Berishën se po mban peng PD për hallet e veta. Gjithashtu tha se nuk pendohet që e largoi nga grupi parlamentar.
“Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u bëme kurrë njësh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurrë gjuhën e shpifjeve dhe linçimit publik. Shumë herë na e kanë konsideruar këtë si dobësi. Por koha tashme e ka treguar se ata që hodhën baltë ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjet me te cilat dëmtuan demokratët dhe PD. Ne nuk ju gënjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinare edhe as revolucione qe nuk ndodhen kurrë. Ne jemi te vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet PD pas akteve te papërgjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vërtetë nuk e fshehin dot as kullat qe kanë në themel korrupsionin dhe baltën e hedhur ndaj nesh", tha ai.
Më pas Basha i përmendi Berishës kullën në mes të Tiranës, teksa po ashtu deklaroi se nuk pendohet që e përjashtoi nga grupi. Ai u shpreh gjithashtu se në 2013 mori një PD që nuk kishte fare lidhje me PD që u themelua në vitin 2013. Sipas tij, ajo ishte kthyer në një PD të drejtuar vetëm nga një njeri.
Më tej, Basha deklaroi se Berisha mban peng PD për interesat e tij. Ai tha se nuk pendohet aspak që e largoi nga grupi i PD kur u shpall “non grata” nga SHBA.
“Dua tu them me ndërgjegje personale të pastër se çdo vendim i imi për non gratën, çdo hap që kam hedhur, që nga vendimi për ta pezulluar ish-kryetarin dhe deri të dorëheqja ime kanë qenë të gjitha në funksion të së ardhmes së PD, krah për krah me aleatët tanë, kundër një pushteti të çimentuar në krime e korrupsion. Miqtë e mi, nëse do vijonim të bashkuar, sot PD do kishte rikuperuar diferencën elektorale. Përfshirë atë të shitblerjes së votë dhe sot do ishim parti e shumicës në sondazhe e kutitë e votimit. Në ndërgjegjen e Sali Berishës rëndon mëkati që nuk ja zgjidhnim dot ne. Ai vijon të mbajë peng PD dhe të shesë aspiratat e demokratëve të tyre për pazaret e veta”, tha ai.
Lulzim Basha nga Kuvendi Kombëtar i PD-së u ka bëtë ftesë demokratëve të Foltores së të bashkohen me të. Sipas Bashës të gjithë kanë vend në partinë e madhe demokratike, pa asnjë kufizim.
"Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje. Të gjithë kanë një vend në partinë e madhe demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe jo thjesht mes demokratëve por edhe me shoqërinë shqiptare. Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet partia e parë e së djathtës, nga historia, nga potenciali dhe nga shpresa që rrezaton. Ne do të ndërtojmë një federatë të gjerë, jo thjesht me parti të tjera të djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët. Ne do ta zgjerojmë këtë aleancë përtej këtyre partive. Ne do ta zgjerojmë përmes Aleancës Qytetare për Demokracinë që do të sigurojë nesër shumicën e nevojshme për qeverisjen e vendit", tha ai.
Kuvendi i PD sot do të miratojë një sërë ndryshimesh staturore. Ndryshimi më i rëndësishëm është ai për kryetarin e grupit. Sipas ndryshimeve, vetë Basha do të drejtojë dhe grupin duke spostuar Gazment Bardhin.
Lini një Përgjigje