
Lulzim Basha ka sulmuar fort Berishën në Kuvendin e PD. Ai deklaroi se Berisha mban peng PD për interesat e tij. Basha tha gjithashtu se nuk pendohet aspak që e largoi nga grupi i PD kur u shpall “non grata” nga SHBA.
“Dua tu them me ndërgjegje personale të pastër se çdo vendimi i mi për non gratën, çdo hap që kam hedhur, që nga vendimi për ta pezulluar ish-kryetarin dhe deri te dorëheqja ime kanë qenë të gjithë në funksion të së ardhmes së PD, krah për krah me aleatë tanë, kundër një pushteti të çimentuar në krime e korrupsion. Miqtë e mi, nëse do vijonim të bashkuar, sot PD do kishte rikuperuar diferencën elektorale. Përfshirë atë të shitblerjes së votë dhe sot do ishim parti e shumicës në sondazhe e kutitë e votimit. Në ndërgjegjen e Sali Berishës rëndon mëkati që nuk ja zgjidhnim dot ne. Ai vijon të mbajë peng PD dhe të shesë aspiratat e demokratëve të tyre për pazaret e veta”, tha ai.
Lini një Përgjigje