Deputeti Edi Paloka, nga radhët e Rithemelimit, ka komentuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Sipas Palokës delegatët që kanë marrë pjesë në Kuvend ishin nga administrata e bashkisë Kamëz.
“Kuvendi” B-B! Brava-Balla! Mjaftoi një kalim i kameras tek “delegatet” për të zbuluar që vetëm Rakip Suli mungonte nga administrata e bashkisë Kamëz. Siç duket atij ja ka caktuar Tao pergjegjësinë kryesore për të mbushur karriget e L.B me “delegatë” !’- shkruan Paloka.
Në fjalën tij të gjatë prej rreth një ore, Lulzim Basha e nisi mesazhin e tij politik me një ‘mea culpa’ për demokratët, ku nënvizoi se më shumë kanë luftuar me njëri-tjetrin sesa për hallet e shqiptarëve.
I papenduar për vendimin që mori në 2021 për të përjashtuar Sali Berishën e shpallur ‘non grata; nga SHBA, Basha u bëri ftesë demokratëve të foltores që të bashkohen me të.
Lini një Përgjigje